Sylejman Ahmeti u dënua sot me 24 vjet e dhjetë muaj burgim për vrasjen e shokut të tij, Shaip Krasniqit.

Ngjarja që kishte ndodhur më 26 janar të vitit 2020, kishte tronditur fshatin Maqitevë të Suharekës, prej nga e kishin prejardhjen dorasi dhe viktima.

44 vjeçari u qëllua nga shoku i tij, Sylejman Ahmeti, pas një zënke që, sipas dëshmitarëve, kishte nisur për 20 euro.

Incidentin tragjik e kishte treguar një ditë pas vrasjes Ahmet Ahmeti, vëllai i dorasit Sylejman Ahmeti.

“Ishin fjalosur. Ai i pitë edhe ky pak i pitë. Ka shkue i ka thanë, kam punë me ty. Ka shkue me ia dhanë dorën. S’ia ka dhanë dorën. E ka sha. I ka thanë hajde dalim jashtë. Kanë dal jasht. Ai merr turr me bisht sakice. Ky sa për sherr e ka pasë me veti [armën gjysmë automaktike] në kombi”, thotë vëllai i dorasit, Ahmet Ahmeti, i cili thoshte se të dy, viktima dhe dorasi kishin qenë nën ndikim të alkoolit.