Dy zyrtarë policorë mbetën mbrëmë të plagosur në Skenderaj, pas një konflikti me disa qytetarë ku dyshohet se u përdor edhe arma e zjarrit. Sinjali raportoi ekskluzivisht se në këtë incident është i përfshirë ish-nënkryetari i kësaj komune, Nuredin Lushtaku bashkë me disa familjarë të tij.

Ndërkohë lidhur me rastin përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka reaguar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Çitaku ndër të tjera ka thënë se me e sulmu Policinë e Kosovës duhet të jetë e papranueshme në çdo rrethanë.

“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku. Me e sulmu policinë e Kosovës duhet të jetë e papranueshme në çdo rrethanë. Shpresoj që institucionet të reagojnë në zbatim të ligjit. Banditizmat e tilla nuk duhet të normalizohen. Askush mbi ligjin. Pikë”, ka shkruar Çitaku.