Nënkryetarja e PDK-së dhe Ish-ambasadorja e SHBA-së për Kosovën, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë për menaxhimin e situatës më koronavirus.
Çitaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se nuk po bëhen as përpjekje për menaxhim të pandemisë.
Madje nënkryetarja e PDK-së tha se nga pushteti po shohin vetëm indiferencë ndaj personelit mjekësor dhe ndaj qytetarëve.
“Po shohim indiferencë dhe arrogancë. Indiferencë dhe përbuzje ndaj personelit mjekësor, indiferencë dhe përbuzje ndaj qytetarëve. Arrogancë”, shkroi Çitaku në Facebook.






