Lokale - eSIMy

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ai ia atriboi meritat vetes lidhur me progresin në liberalizimin e vizave.

Çitaku ka thënë se ai ka thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE-së për këtë proces.

Më tej, Çitaku ka thënë se kriteret Kosova i ka përmbushur moti lidhur me heqjen e vizave.

Tutje, Çitaku ka thënë se vonesat për Kosovën kanë qenë të pajustifikuara dhe të natyrës politike.

Këtu keni statusin e saj:

“Kryeministri në një status të gjatë në facebook duke bërë përpjekje me ia dhanë vetes meritat për liberalizimin e vizave (në vitin 2024), paska thënë të pavërteta të mëdha, duke justifikuar kështu edhe vonesat e BE për liberalizimin e vizave.

Kryeministër, kriteret Kosova i ka përmbushur moti. Siç shpresoja ta kishit kuptuar së paku javën e kaluar kur çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën u hoq nga agjenda, vonesat për Kosovën, së paku nga viti 2018 janë të pajustifikueshme dhe të natyrës politike.

E sa për kontributin tuaj në këtë proces, ai fillon dhe përfundon me gazin lotsjellës në Parlament”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook.