Shumë shpejt pritet të fillojë projekti për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Gjatë fushatës zgjedhore, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pati premtuar se stacioni i ri pritet të ndërtohet afwr ish-hotel “Besiana”.
E në vend të stacionit aktual, siç ishte premtuar gjatë fushatës, do të ndërtohet Tregu i Gjelbërt.
Se që do të nis sivjet ndërtimi i këtij stacioni e pati bërë të ditur muaj më parë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë takimit me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka./Llapi.info






