Varianti i ri i koronavirusit rezulton në sëmundje të lehtë, pa sindroma të theksuara, tha Angelique Coetzee, shefja e Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut.

OBSH identifikoi të premten llojin e ri i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut si shqetësues, pasi raportohet se ka një numër të lartë mutacionesh – 32 – gjë që ndoshta e bën atë më të transmetueshëm dhe të rrezikshëm. OBSH e ka quajtur variantin e ri Omicron, shkronja e 15-të e alfabetit grek.

“Paraqet një sëmundje të lehtë me simptoma të dhimbjes së muskujve dhe lodhje për një ose dy ditë duke mos u ndjerë mirë. Deri më tani, ne kemi zbuluar se të infektuarit nuk pësojnë humbje të shijes ose erëë. Mund të kenë një kollë të lehtë. Nuk ka simptoma të theksuara. Nga të infektuarit disa janë aktualisht duke u trajtuar në shtëpi”, tha Coetzee

Zyrtarja vuri në dukje se spitalet nuk janë mbingarkuar nga pacientët me Omicron dhe se lloji i ri nuk është zbuluar tek personat e vaksinuar. Në të njëjtën kohë, situata mund të jetë e ndryshme për të pavaksinuarit.

“Këtë do ta dimë vetëm pas dy javësh, nëse është më i transmetueshëm, por tani për tani, si mjekë, nuk e di pse po nxitet kaq shumë zhurmë sa ne jemi ende duke bërë kërkime për të. Ne do ta dimë më sigurt për efektet e saj vetëm pas dy deri në tre javëve”, shtoi Coetzee.

Coetzee kritikoi gjithashtu vendimin e disave vendeve për të ndaluar fluturimet nga Afrika Jugore, pasi sipas saj, nuk ka informacion të mjaftueshëm se sa i rrezikshëm është.

Pas raportimeve për variantin e ri, SHBA, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Izraeli, Australia dhe vende të tjera kanë kufizuar udhëtimin nga disa shtete afrikano-jugore mbi shqetësimet shëndetësore.