Zyrtarët çekë të enjten nuk e mbështetën propozimin e presidentit të këtij vendi, Milosh Zeman që Praga zyrtare ta tërheq njohjen e Kosovës.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm, Tomas Petricek.

Ai tha se pas një takimi të zyrtarëve të lartë të shtetit për koordinimin e politikës së jashtme çeke, ata ranë dakord që çështja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nuk është në rend të ditës tani, transmeton Klan Kosova.

Sipas Petricek, zyrtarët pranuan rrethanat e njohjes së Kosovës si shtet të pavarur në vitin 2008, kur qeveria e atëhershme vendosi, megjithë kundërshtimin nga Dhoma e Përfaqësuesve të parlamentit çek, të ishte problematike, transmeton Klan Kosova.

“Ne u pajtuam që shqyrtimi i çështjes së njohjes së Kosovës është e papërshtatshme. Situata nuk ka ndryshuar në asnjë mënyrë, kështu që Republika Çeke nuk mund të ndryshojë pozicionin e saj që ka marrë gjatë dhjetë viteve të fundit,” shtoi ai.

Presidenti çek, Millosh Zeman kishte thënë në Serbi se vendi i tij do ta shqyrtojë çështjen e njohjes së Kosovës.