Skuadra kampione e Europës e sheh uruguaianin si zëvendësues deri diku adekuat për pesë herë fituesin e Topit të Artë që u transferua në Torino javë më parë
Edinson Cavani është i hapur për bisedime lidhur me një kalim të mundshëm tek Real Madrid, pas raportimeve se Të Bardhët e shohin si zëvendësues të Crisitano Ronaldo.
Gjiganti spanjoll është në kërkim të një sulmuesi që mund të shënojë gola afërsisht sa shënonte portugezi, por Cavani mund të kushtojë aq sa u shit Ronaldo.
Sulmuesi uruguaian ka shënuar 40 gola në 48 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar për Paris Saint-Germain dhe 49 gola në 50 ndeshje një sezon më herët.






