Një 22-vjeçar është therur për vdekje me thikë në fshatin Gllmanik të Podujevës, raporton Llapi.info.

I vdekur ka mbetur Amir Zhegrova nga fshati Siboc i kësaj komune. Sipas familjarëve, të cilët kanë dërguar njoftimin mortor në Llapi.info, varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 18:00 – në varrezat e fshatit Siboc i Epërm (afër shkollës).

Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se ngjarja, sipas PK-së, ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik.

“Podujevë 12.09.2022-20:55. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, është goditur me thikë nga një person i dyshuar mashkull i panjohur për të. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, por nuk ka arritur t’iu mbijetoj lëndimeve të shkaktuara dhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia./Llapi.info