Bylbyl Sokoli edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e Llapit.
Trajneri i njohur kosovar nuk ka qenë fare sot në stërvitje, shkruan Gazetasheshi.com.
Madje, lojtarëve u është kumtuar lajmi se Sokoli më nuk do të jetë pjesë e klubit.
Kësisoj, Llapit tashmë i mbetet që të gjejë zëvendësuesin e tij, pasi nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri te fillimi i kampionatit.






