Dhuna në familje është bërë dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Një rasti i tillë ka ndodhur të shtunën në komunën e Gjakovës.

Një person për arsye xhelozie ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Gjakovë / 17.05.2025 – 19:00. Dyshohet se viktima f/k, se për arsye xhelozie ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

Në njoftim thuhet se dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.