Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se viktimë është një grua. Sipas PK-së, e njëjta është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
“Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info