Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, një person është arrestuar, pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK./Llapi.info






