Një person është arrestuar nga policia dje rreth orës 16:00 në Podujevë për dhunë në familje, transmeton Llapi.info
Në raportin zyrtar të policisë thuhet se i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas PK-së, viktima si pasojë e lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është liruar në shtëpi.
Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info






