Lokale - eSIMy

Një tjetër rast dhunë në familje është raportuar gjatës ditës së djeshme në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, një grua kishte raportuar se është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Viktima në këtë rast ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. “Ramë Govori”, Podujevë 29.10.2018-15:25. Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia./Llapi.info