Një tjetër rast dhunë në familje është raportuar në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas Policisë, gruaja ka raportuar se me datën 15 nëntor 2018 është sulmuar fizikisht nga burri me të cilin bashkëjeton dhe kanë një fëmijë tremuajsh.

“Podujevë 15.11.2018 – 20:00. Viktima femër kosovare-shqiptare, raporton se me datën 15.11.2018 është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar-shqiptar me të cilin bashkëjeton dhe kanë një fëmijë tre muajsh. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë Policia./Llapi.info