Një burrë nga Hajvalia ka raportuar në Polici se gruaja e tij e ka kërcënuar dje përmes telefonit.
Sipas Policisë, gruaja e tij e ka kërcënuar atë se do ta vras atë dhe fëmijët.Burri ka raportuar po ashtu se gruaja e tij kishte dalur nga shtëpia më 16 prill.
Policia njofton se nuk e kanë gjetur të dyshuarën e as nuk kanë mundur ta kontaktojnë.
Tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.
Rasti është raportuar në ora 22:23.






