Lokale - eSIMy

Konflikti në mes dy vëllezërve Nikçi nisi në një pjesë të malit në Rekën e Allagës në Pejë.

E në prill të vitit të kaluar përfundoi tragjikisht me vrasjen e Metë Nikçit, nga vëllai Meta dhe nipi i tij i mitur, njofton Klan Kosova.

Për këtë vrasje të rëndë gjykata në Pejë të hënën i shpalli fajtor të akuzuarit dhe i dënoi me 15 vjet burg, Asllan Nikçin dhe me një vit përkujdesje të birin e tij të mitur.

Mediet nuk u lanë të xhirojnë, por vetëm ta marrin zërin e gjyqtarit Sylë Lokaj, i cili e përshkroi edhe një herë ngjarjen.