Lokale - eSIMy

Një rasti i dhunës në familje është regjistruar dje rreth orës 16:00 në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor.

“Podujevë 04.11.2022-16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK./Llapi.info