Një burrë është arrestuar të premten në Podujevë.
Ai dyshohet se një ditë më parë kishte dhunuar viktimën mashkull.
“Më datë 13.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte dhunuar viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.