Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Rast i ri i dhunës në familje është raportuar dje në policinë e Gjakovës.

Një grua ka raportuar se është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në Gjakovë.

Sipas policisë gruaja ka pranuar tretman mjekësor dhe është intervistuar në prani të mbrojtësit të viktimave.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.