Lokale - eSIMy

Ish-kandidati për Kuvend Komunal në Podujevë, Burim Januzi, ka dhënë shembull duke bërë një reagim pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ.

Anise ai nuk arriti të jetë pjesë e Kuvendit Komunal, i ka uruar të gjithë asambleistët e ri të Podujevës.

Madje, për ta Januzi e ka edhe një porosi.

Shkrimi i plotë:

Të gjithë asambleistëve që do të përfaqësojnë qytetarët e Podujevës, ju uroj shëndet dhe shumë suksese  në çdo hap që do të hidhni.

Kjo nuk është vetëm një detyrë, është besim dhe përgjegjësi — çdo vendim juaj prek jetën e të gjihtë qytetarëve të Llapit.

Veproni me ndershmëri, me zemër dhe me dashuri për të gjithë njerëzit, pa dallime partiake.

Podujeva e meriton një përfaqësim që ndërton, që bashkon dhe që frymëzon.

Shërbeni për të mirën e përbashkët, dhe jo për lavdinë personale — sepse vetëm kështu qyteti ynë do të ecë përpara me dinjitet dhe shpresë.