Lokale - eSIMy

Sot gjatë ditës kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga Drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi dhe Zëdhënësi i Komunës, Fatri Zhitia, kanë zhvilluar takim me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, transmeton Llapi.info.

Gjatë takimit janë diskutuar mënyra dhe forma të përafrimit dhe thellimit ndër-institucional mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komunës së Podujevës, me qëllim të realizimit të projekteve me interes të përgjithshëm.

Kryetari Bulliqi i ka parashtruar Ministrit Mehaj disa prej nevojave të banorëve të Podujevës, si trajtimin e disa rrugëve me zhavor në zonat malore dhe kufitare në Komunën e Podujevës, në të cilat Ministria e Mbrojtjes mund të ndihmojë përmes teknologjisë së saj në hapjen dhe trajtimin e tyre.

Minstri Mehaj shprehu gatishmërinë e plotë që ndihma nga ana e kësaj Ministrie nuk do të mungojë dhe FSK do të qëndrojë pranë qytetarëve me të gjitha kapacitetet e saj./Llapi.info