Kryetari aktual i Podujevës, njëherësh edhe kandidat për këtë post nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se nuk do ta përdor veturën zyrtare për fushatë zgjedhore, shkruan Llapi.info.

Bulliqi, në një postim në Facebook, ka deklaruar se veturën zyrtare do ta përdor vetëm për punë në kuadër të aktiviteteve ditore si kryetar komune.

“Duke qenë se jemi në fushatë, dua t’ju njoftoj se gjatë kësaj kohe nuk do ta përdori veturën zyrtare si kryetar komune për takimet në kuadër të fushatës zgjedhore. Veturën zyrtare sikurse deri më tani do ta përdori vetëm për punë që hyjnë në kuadër të aktiviteteve ditore si kryetar i komunës”, ka shkruar ai./Llapi.info