Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi thotë se ky vit e gjen Podujevën me dy shkolla dhe një çerdhe  të re.

Postimi i plotë:

Të dashur nxënës, mësimdhënës, drejtues shkollash dhe ju prindër, ju uroj përzemërsisht ditën e parë të vitit të ri shkollor 2022/23. Me urimet më të mira për fillim vitin e ri shkollor, ju uroj një vit të mbarë e me shumë suksese në nxënien e diturive të reja, krijimin e miqësive dhe sukseseve në procesin edukativo-arsimor.
Urim të veçantë kam sot për ata që po ulen për herë të parë në bankat shkollore, le të jetë kjo ditë dhe ky moment, kujtimi më i bukur i jetës së tyre.
Ky shtator, Komunën e Podujevës e gjen me tri objekte të reja arsimore, me shkolla të reja në fshatrat Batllavë dhe Balloc si dhe me çerdhen e re në qytet. Gjithashtu brenda pak ditësh po bëhet kompletimi me kabinete të shkencave natyrore në të gjitha shkollat e Podujevës.
Meqenëse disa nga institucionet arsimore kanë hyrë në grevë në nivel vendi, uroj të gjindet një zgjidhje e shpejtë duke e pasë prioritet secili interesin e fëmijëve dhe të kthehet procesi normal mësimor në shkolla.
Marigona Haziri, Artrit Mulliqi and 156 others
2 comments
3 shares