Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur urimet e tij për qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri 2021, njofton Llapi.info.

Përmes një videoje, Bulliqi ka thënë se viti që po lëmë pas, sipas tij, ka qenë i rëndë me pandeminë COVID-19, duke apeluar që këtë festë të kremtohet duke iu përmbajtur rregullave.

“Po e lëmë pas një vit shumë të rëndë, gjatë së cilit u përballëm me një armik tejet të rrezikshëm për mbarë njerëzimin. Pandemia me virusin COVID-19 preku edhe shumë qytetarë të komunës sonë dhe fatkeqësisht mori dhjetëra jetë njerëzish. Prandaj, edhe tani kur por përgatitemi të festojmë ndërrimin e moteve, duhet të ngushëllojë të gjitha ato familje që humbën të dashurit e tyre Në këto momente do të duhej të flisnim e rrumbullakosnim të arriturat përgjatë vitit dhe të shpalosnim planet për vitin 2021. Por, e vetmja gjë që do të dëshiroja  këto çaste, është që së bashku ta tejkalojmë sa më parë këtë pandemi dhe të gëzojmë shëndet të mirë”, ka thënë Bulliqi në videon e publikuar.

“Me dëshiron që shëndeti, paqja, harmonia e mirëqenia të mbretërojë në familjet tuaja, premtoj që në vitin që po hymë do të realizojmë premtimet tona, të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve të komunë sonë. Ta dashur qytetarë, festoni duke respektuar udhëzimet për masat mbrojtëse të virusit, gëzuar vitin e ri!”, thuhet në urimin e tij./Llapi.info