Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka uruar besimtarët islamë me rastin e festës së Kurban Bajramit, shkruan Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se kjo festë në esencë simbolizon sakrificën, solidaritetin me skamnorët, respektin dhe dashurinë mes njerëzve.
“Festa e Kurban Bajramit në esencën e tij simbolizon sakrificën, solidaritetin me skamnorët, respektin dhe dashurinë mes njerëzve si dhe bashkon familjet në sofra me të mirat e Zotit. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra këtë festë të gjithë shqiptarëve kudo që janë, dhe veçanarisht i uroj bashkatdhetarët tanë që kanë bërë mijëra kilometra rrugë për të festuar pranë familjeve të tyre në Kosovë. Uroj që secila familja sot, e çdo ditë tjetër ta ketë sofrën e mbushur plot dhe t’i përcjell shëndeti e harmonia secilën familje. Urime festa – shëndet dhe gëzime për ju dhe familjet tuaja”, thuhet në urimin e tij./Llapi.info