Lokale - eSIMy

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, u ka shprehur ngushëllime familjes Hoxha për vdekjen e Talat Hoxhës.

Në telegramin e Bulliqit, shprehen ngushëllime edhe për dy fëmijët e Talatit.

Shkrimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Talat Hoxhës nga Orllani.

Talati ishte aktivist i dalluar i Lëvizjes i cili punoi me përkushtim për zonën e Orllanit.

Ai u nda nga jeta duke lënë pas gruan dhe dy fëmijët, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të sinqerta.