Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sonte Pikë Kalimin Kufitar në Merdar, shkruan Llapi.info.

Ai ka thënë se pastrimi i rrugëve është bërë deri në këtë pikë, derisa u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve.

“Jemi te kufiri në Merdar për pastrimin e rrugëve në hyrje daljet e kufirit. Bashkatdhetarëve tanë iu urojmë mirëseardhje në atdhe dhe ju dëshirojmë pushime të këndshme”, shkruan ai.

Ndryshe, siç thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, aktualisht në Merdar nuk ka pritje të gjata për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare./Llapi.info