Lokale - eSIMy

Reshjet e borës që filluan nga mbrëmë kanë bërë që në disa pjesë të Podujevës të vështirësohet qarkullimi rrugor, shkruan Llapi.info.

Me këtë rast, i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se kompanitë e kontraktuara nga Komuna janë duke bërë hapjen e rrugëve dhe trotuareve.

“Reshjet e borës gjatë natës dhe sot gjatë mëngjesit kanë krijuar vështirësi qarkullimi në komunikacion. Kompanitë e kontraktuara nga komuna janë në teren dhe po e kryjnë punën e tyre në hapjen e rrugëve dhe pastrimin e trotuareve.  Meqenëse reshjet janë të vazhdueshme, ju bëj apel të gjithëve e veçanarisht drejtuesve të automjeteve të keni kujdes të shtuar”, shkruan ai.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se pas reshjeve të borës, të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale, si dhe autoudhët janë të qarkullueshme për të gjitha llojet e automjeteve./Llapi.info