Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se të mërkurën do të zhvillohet një aksion për pastrimin e liqenit të Batllavës nga mbeturinat, njofton Llapi.info.
I pari i Podujevës në një postim në Facebook ka thënë se në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi, siç ka thënë Bulliqi, do të nis nga diga-muri i liqenit.
“NJOFTIM: të mërkurën, më 31.03.2021, nga ora 10:00, organizohet aksion për pastrimin e Liqenit të Batllavës Në këtë aksion do të bëhet pastrimi i hapësirave përreth liqenit, por edhe në ujë. Pastrimi nis nga diga-muri i liqenit. Aksioni për pastrimin e liqenit organizohet nga SH.P.S.R. “Batllava” në bashkëpunim me Komunën e Podujevës. Andaj ju ftoj të gjithëve pa dallim të bashkohemi në këtë aksion, në mënyrë që të kemi një liqen të pastër dhe hapësirat përreth tij.Mjedis të pastër – jetë të shëndetshme”, ka shkruar ai.
Duhet përkujtuar se vazhdimisht ka pasur aksione për pastrimin e këtij liqeni nga qytetarë dhe shoqëri civile./Llapi.info






