Lokale - eSIMy

Deputeti i LVV-së dhe kandidati për kryetar të Podujevës nga ky subjekt politik, Shpejtim Bulliqi, sot ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bulliqi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, duke shtuar se në këtë takim është diskutuar edhe për zgjedhjet lokale në Llap.

“Sot pata një takim të këndshëm me kryeministrin Albin Kurti, ku diskutuam për pandeminë coronavirus, qeverisjen dhe sfidat që po ballafaqohet qeveria, zgjedhjet lokale, demarkacionin etj. Na presin shumë sfida e shumë punë, por duke qenë të përkushtuar e në rrugë të drejtë i fitojmë një nga një”, ka shkruar Bulliqi.

Zgjedhjet për të parin e Podujevës ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, mirëpo për shkak të COVID-19 u pezulluan përkohësisht pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK)./Llapi.info