Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me anëtarë tjerë të ekzekutivit, kanë vizituar sot punimet që po bëhen në lagjen e re, shkruan Llapi.info.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Bulliqi thotë se është ndarë i kënaqur me dinamikën e punimeve në këtë lagje në periferi të qytetit.

“Gjatë ditës me bashkëpunëtorë kemi inspektuar punimet në lagjen e re në periferi të qytetit që po ndërtohet nga bashkëpunimi që kemi me shoqatën “Shqiptarët për shqiptarët” për ndërtimin e shtëpive për familjet nevojtare. U ndava i kënaqur me dinamikën e punimeve që po zhvillohen dhe kërkova që kjo dinamikë të vazhdojë deri në realizimin e projektit. Vazhdojmë punën në shërbim të qytetarëve”, shkruan ai.

Gurthemeli për ndërtimin e kësaj lagjeje ishte hedhur në tetor të vitit të kaluar, ku pjesëmarrës kishte qenë edhe kreu i fondacionit “Firdeus”, Elvis Naci./Llapi.info

Kjo lagje do të ndërtohet në Podujevë