Kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar pamjet e shtrirjes së rrjetit të ujësjellësit për rezervuarin e qytetit, shkruan Llapi.info.

Bulliqi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ky rezervuar, sipas tij, do ta zgjidhë në masë të madhe furnizimin me ujë për qytetarët llapjanë.

“Me drejtorin e KRU “Prishtina” Sokol Xhafa dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi kemi inspektuar punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit për rezervuarin e qytetit. Ky rezervuar në gjatësi prej 2.4 km do të zgjidhë në masë të konsiderueshme furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e qytetit të Podujevës dhe pritet të përfundojnë shpejt punimet”, ka thënë ai.

Ndryshe, mijëra qytetarë të Podujevës janë duke u ballafaquar me mungesë të ujit tash e disa muaj. Madje, në rrugën “Skënderbeu” dhe “Qëndresa”, qytetarët nuk kanë ujë të pijshëm për më shumë se 30 orë./Llapi.info

May be an image of 5 people and outdoors

May be an image of outdoors

May be an image of 1 person and road

May be an image of 2 people, people standing and outdoors