Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar pamjet e objektit për të moshuar që do të ndërtohet në këtë komunë, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se i njëjti do të kushtojë 2.5 milionë euro, në bashkëpunim me “Jetimat e Ballkanit”.

Postimi i tij;

Mbi 2.5 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për të moshuar në Podujevë

Dje në Kuvendin Komunal është miratuar propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për qëndrim ditor për të moshuarit e Komunës së Podujevës.

Ky objekt do të ndërtohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës (530 mijë) dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” (2 milionë euro). Për pak ditë edhe do ta formalizojmë marrëveshjen me shoqatën, ky projekt nis sivjet dhe planifikohet të përfundojë vitin e ardhshëm.

Objekti përveç qëndrimit ditor për të moshuar do ta ketë edhe kuzhinën popullore me shujta ditore për 200 persona, hapësira rekreative, parkun, shërbimin parësor shëndetësor, dhoma fizioterapeutike etj.

Mirënjohës e falënderues nga zemra për hoxhën Halil Kastrati, donatorët e shoqatës, si dhe i falënderoj edhe asamblistët për miratimin njëzëri për caktimin e lokacionit për ndërtimin e këtij objekti.