Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar punimet e asfaltimit të rrugëve në disa fshatra, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook.
Postimi i tij:
Edhe sot vizituam punimet në asfaltim të rrugëve e gjatë ditës është asfaltuar rruga që lidhë fshatin Kaqybeg Siboc, në gjatësi mbi 1 kilometër në gjerësi prej 4 metrave.
Poashtu edhe në Gërdoc pamë nga afër rrugët e reja që po asfaltohen. Neve na mbetet që të punojmë me dinamikë të shtuar, kurse qytetarët t’i falënderojmë për korrektësinë dhe bashkëpunimin!