Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka prezantuar punimet që po kryhen në ndërtimin e Qendrës Multifunksionale.
Një projekt i tillë po ndodhë për herë të parë në Podujevë dhe pritet shumë shpejt që të funksionalizohet.
Shkrimi i plotë:
Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale po shkon drejt fazës finale
Qendra Multifunksionale do të jetë një pikë e re takimi për të rinjtë, artistët, organizatat dhe qytetarët, duke krijuar hapësira dhe mundësi për aktivitete kulturore dhe rinore që Podujevës i kanë munguar për vite.
Vazhdojmë me punë të mëdha e të mbara për zhvillimin e komunës sonë në të gjitha sektoret! 






