Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi zhvilloi takim me qytetarë përmes një prezantimi të ndara në sllajde për secilën drejtori i informoi qytetarët për projektet dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2022, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.
Të pranishëm në prezantimin e punës 1 vjeçare të Komunës së Podujevës ishin edhe nënkryetarja Lahu, kryesuesi i kuvendit Hoxha dhe drejtorët e drejtorive komunale.
Kryetari Bulliqi tha se nga Drejtoria e Administratës përveç kujdesit për shërbime efikase administrative ndaj qytetarëve, kemi punuar edhe në digjitalizimin e shërbimeve për qytetarë.
Nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, kryetari Bulliqi tha se Komuna e Podujevës vitin e ardhshëm ka buxhetin më të madh në histori të saj dhe arrin vlerën 27,406,567,000, Komuna e Podujevës ka pasur vlerësim të pakualifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditorit për vitin e kaluar dhe vlerësim pozitiv për menaxhimin e financave publike. Poashtu të hyrat e tatimit në pronë janë tejkaluar përreth 500 mijë më tepër se planifikimet.
Nga Drejtoria e Arsimit kanë filluar të ofrohen shujta falas për nxënësit nga klasa e parë në të pestën, është funksionalizuar çerdhja publike, janë përmbyllur punimet në dy shkolla, janë furnizuar dhjetëra shkolla me kabinete të TIK-ut, shkencave natyrore dhe kabinete profesionale.
Sa i përket projekteve në Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tregoi se një nga projektet më të mëdha të këtij viti është fillimi i ndërtimit të urgjencës së qytetit, e cila është në bashkëpunin me organizatën “Qatar Charity” nga Katari dhe ka vlerë rreth 1.7 milion euro, ku në bashkëpunim me po të njëjtën organizatë është bërë edhe hapja e 79 puseve për familjet në nevojë. Në vitin 2022 është bërë funksionalizimi i Qendrës së re të Mjeksisë Familjare në Lluzhan. Është bërë edhe subvencionimi për 440 familje me mjete financiare në nevojë etj.
Nga Drejtoria e Bujqësisë foli për mbështetjen e fermerëve në fusha të ndryshme, duke filluar nga shpërndarja me krerë lopë për 108 fermerë, shpërndarjen e mekanizmit bujqësor, subvencionimin për 40 fermerët me nga 1400 fidane etj.
Kur prezantoi për Drejtorinë e Urbanizmit tregoi se është bërë miratimi i hartë zonale 2022/30, dhe është miratuar draft rregullorja për bonuset e zonimit. Poashtu po zbatohet projekti në rikonstruktimin e rrugës “Skenderbeu” dhe janë asfaltuar rrugë e rrugica në qytet e fshatra rreth 40 km, poashtu është bërë edhe meremetimi i objekteve banesore të qytetit.
Kryetari Bulliqi për Drejtorinë e Pronës, Kadastrit dhe Gjeodezisë tha se gjatë vitit 2022 kjo drejtori ka trajtuar afër 3 mijë lëndë të ndryshme në domenin e saj.
Nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po bëhet hapja e galerisë së arteve, është ndërtuar një fitnes i hapur në park, janë ndërtuar fusha të futbollit e bsaketëbollit në disa fshatra. Është përcaktuar lokacioni i pishinës së mbyllur gjysmë-olimpike, është bërë edhe restaurimi i objekteve kulturore.
Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike janë ndërtuar mbi 20 ura, ka filluar ndërtimi i Stacionit të Autobusëve, janë ndërtuar shumë rrugë e rrugica me kubëza e trotuare, janë ndërtuar 25 km ndriçim publik, mirëmbajtje të hapësirave publike mbjellja e drunjve dekorativ dhe luleve të reja.
Nga Drejtoria e Inspeksionit janë bërë rrënime të objekteve pa leje, janë kryer në vazhdimësi inspekime të ambientit, shërbimeve publike, tregut etj.
Nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik është hartuar dhe miratuar Strategjia e Zhvillimit Lokal, nga memorandum bashkëpunimi me organizatën BSCK janë furnizuar 14 biznese me mjete pune, është realizuar “Analiza e fizibilitetit për parkingun nëntokësor”, është rregulluar parku i qytetit, në bashkëpunim me EcoKosWomen është realizuar projekti për mbështetje me serra për 9 gra fermere.
Pas prezantimit të raportit nga kryetari Bulliqi u hapë diskutimi me qytetarët prezentë, të cilët shtruan kërkesa e pyetje të ndryshme, ku edhe morën përgjigje për secilën çështje të ngritur nga ekzekutivi komunal./Llapi.info