Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka prezantuar sot projektin se si do të duket tregu i ri i kafshëve.

Bulliqi në një postim në Facebook ka thënë se ky treg, sipas tij, do të merr krejt pamje tjetër.

“Në mandatin e plotë tregu ekzistues i kafshëve do të marrë pamje krejt tjetër, me rend e rregull”, ka shkruar Bulliqi.