Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, njëherësh edhe kandidat për këtë post nga radhët e VV-së, ka shpalosur projektin e ndërtimin të lagjes së re në këtë komunë, shkruan Llapi.info. 

Ai në një postim në Facebook ka thënë se ky është njëri nga projektet më i madh në Podujevë, derisa i njëjti është donacion nga fondacioni “Shqiptarët për Shqiptarët”, në bashkëpunim me Komunën.

“Lagje e re në Podujevë – Donacion nga fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” Shtëpia është themeli i bashkësisë dhe organizimit shoqëror. Si e tillë, ajo duhet të jetë hapësirë multifunksionale që ofron mundësi për të gjithë, ashtu siç do të jenë shtëpitë dhe lagjja, që do ta ndërtojmë në bashkëpunim me fondacionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.  Ky projekt, me vlerë rreth 1 milion euro, donacion nga fondacioni i Elvis Naçit dhe me tokën që dhurohet nga bëmirësit, përfshinë ndërtimin e shtëpive, lagjes në tërësi, kopshteve, fushave sportive dhe ambulancës në të. Ky projekt, ndër më të mëdhenjtë që Podujeva i ka parë, është zgjidhje për një problem të madh me të cilin përballen familjet e varfëra dhe Komuna e Podujevës. Mirënjohës përjetë fondacionit “Shqiptarët për shqiptarët” dhe gjithë donatorëve që po mundësojnë realizimin e këtij projekti”, ka shkruar ai./Llapi.info