Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në zyrën e tij një grup nxënësish të dalluar, të cilët janë pranuar në Fakultetin e Mjekësisë në drejtime të ndryshme.

Në këtë takim, nxënësit u shoqëruan nga drejtori i Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, z. Naim Raçi, dhe profesori Fadil Haliti.

Nga gjithsej tetë studentë të rinj, pesë prej tyre e kanë përfunduar shkollimin në Gjimnazin e qytetit, ndërsa tre të tjerët në shkollën ekonomike, në drejtimin e mjekësisë.

Kryetari Bulliqi i përgëzoi për suksesin dhe i uroi rrugëtim të mbarë në studimet e tyre të reja akademike, duke vlerësuar se angazhimi dhe përkushtimi i tyre është shembull për t’u ndjekur.

“Përkushtimi juaj ndaj dijes është inspirim për të gjithë të rinjtë e qytetit tonë”, u shpreh Bulliqi.