Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim ministrin e Kulturës, Rinisë de Sportit, Hajrulla Çeku, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se me ministrin kanë diskutuar për realizimin e disa projekteve në Podujevë.

Më poshtë postimi i plotë:

Me kënaqësi kemi pritur sot në Podujevë Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çekun me bashkëpunëtorë.

Me Ministrin Çeku kemi diskutuar për një mori projektesh, me theks të veçantë kemi diskutuar për palestrën sportive, qendrën multifunksionale, pishinën gjysmë-olimpike, trashëgiminë kulturore etj.

Ne prezantuam disa prej synimeve që i kemi si qeverisje lokale dhe u dakorduam që si institucione t’i bashkërendojmë objektivat, me qëllim të avancimit të kulturës, rinisë dhe sportit në Podujevë.
Faleminderit Ministër për vizitën dhe përkushtimin tuaj!