Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se ka nisur ndërtimi dhe rregullimi i disa urave, shkruan Llapi.info.

Bulliqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se puna do të vazhdojë, sic ka thënë ai, deri në realizimin e secilit projekt për vitin 2022.

Shkrimi i plotë:

Në qytet po punohet në meremetimin dhe rregullimin e trotuareve përreth urave.

Ndërsa, në vazhden e punimeve që po bëhen në ndërtimin e urave të reja në fshatra, kemi përcjellur dinamikën e punimeve në ndërtimin e urave në lagjen Begolli dhe Podvorica në Tërrnavë.

Vazhdojmë me punë pa u ndalur deri në realizimin e secilit projekt të planifikuar për këtë vit.