Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar punimet në ndërtimin e urave në fshatin Sfeçël dh Gllamnik, shkruan Llapi.info.
“Bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi vizituam punimet që po zhvillohen në ndërtimin e urave në Sfeçël dhe Gllamnik. Ndërtimi i këtyre urave buron nga memorandumi i bashkëpunimit që kemi me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thotë ai në Facebook.
Në kuadër të këtij memorandumi, sipas Bulliqit, do të ndërtohet ura edhe në lagjen “Gjata” në fshatin Bajçinë./Llapi.info