Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar punimet e asfaltimit të rrugëve në disa fshatra, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se asfaltimi po bëhet në Gllamnik, Konushec dhe Sallabajë.

Postimi i tij:

Me përmirësimin e motit kanë filluar të intensifikohen punimet në asfaltimin e rrugëve dhe rrugicave në secilën pjesë të territorit të komunë sonë.

Bashkë me drejtorin e Urbanizmit, Leutrim Krasniqi kemi parë nga afër punimet që janë zhvilluar këto ditë në fshatrat Konushec, Gllamnik dhe Sallabajë.

Në këtë kohë po zhvillohen punime edhe në zona të tjera, kurse angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në çdo pjesë të Llapit e kemi të përditshëm.

I gëzofshin banorët këto projekte!