Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatrat Llugë, Gërdoc dhe Bellopojë, shkruan Llapi.info.
Inspektimin e këtyre punimeve, Bulliqi i ka bërë në shoqërimin e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizimit, Leotrim Krasniqi.
Postimi i tij i plotë:

Bashkë me drejtorin e urbanizmit, Leutrim Krasniqi gjatë ditës vizituam punimet që janë duke u zhvilluar në fshatrat Llugë, Gërdoc dhe Bellopojë.

Gjatë kësaj kohe janë duke u asfaltuar shumë rrugë e rrugica anë e kënd lagjeve e fshtrave të Llapit, ndërsa sot derisa i pamë nga afër zbatimin e këtyre projekteve u ndamë të kënaqur me punën dhe cilësinë e punimeve që po zhvillohej.

Urime banorëve të këtyre fshatrave për realizimin e projekteve kapitale.

Ndërsa, qytetarëve llapjanë ju garantojmë se do të angazhohemi maksimalisht që në secilën lagje dhe fshat të Komunës së Podujevës të kompletojmë infrastrukturën rrugore.