Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Urbanizimit, Leotrim Krasniqi, kanë inspektuar punimet e asfaltimit të rrugëve nëpër fshatra, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës ka thënë se punimet në asfaltimin e rrugëve janë lidhëse mes fshatrave.

“Me drejtorin e Urbanizmit, Leutrim Krasniqi kemi përcjellur punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugëve lidhëse Llaushë-Dobërdol me gjatësi rreth 1 km dhe rrugës Dumosh-Sfeçël me gjatësi mbi 450 metra”, shkruan Bulliqi.

Sipas Bulliqit, projektet që po realizohen janë të cilësisë së lartë.

“Kjo kohë na gjen në vlugun e punimeve dhe zbatimit të projekteve, po punojmë që këto projekte të zbatohen sipas dinamikës së paraparë dhe me cilësi të lartë”, thotë ai./Llapi.info