Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka përuruar ndriçimin publik në Lupç të Poshtëm të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se ky përurim është bërë në lagjen e Pirevevë me gjatësi mbi 1 kilometër.

“Shtrirja e rrjetit të ndriçimit publik për këtë vit është bërë edhe në disa lagje e rrugica të fshatrave dhe në qytet dhe do të vazhdojë edhe në zona të tjera. Përmes këtyre projekteve të shtrirjes së rrjetit të ndriçimit publik ndikohet drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve në lokalitetet ku ata jetojnë. Urime banorëve të këtyre fshatrave, kurse ne vazhdojmë me përkushtim maksimal në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve”, ka shkruar ai./Llapi.info