Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se përgjatë këtyre nëntë muajve janë funksionalizuar shumë aparatura shëndetësore.
Ai ka thënë se është vënë në shërbim analizat që kursejnë xhepin e qytetarëve.
“Për 9 muaj kemi funksionalizuar ultrazërin, laboratorin, mamografin dhe punë të tjera”, ka thënë ai.
“Gjatë mandatit të plotë do ta ndërtojmë urgjencës së qytetit afër ish-hotel Besianës. Digjitalizimi i QKMF-së, zhvillimi i shërbimit paliativ, dyfishimi i fondeve për pacientët me sëmundje kronike. Ndërtimi i qendrës për qëndrim ditor për personat e moshuar dhe në bashkëpunim me kryeministrin Kurti do ta realizojmë ndërtimin e Spitalit të Podujevës”, ka thënë Bulliqi.






