Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ndjekur sot nga stadiumi gjysmëfinalen Llapi – Prishtina, ku llapjanët siguruan finalen e madhe të Kupës së Kosovës, raporton Llapi.info.

Në një postim në Facebook, duke uruar për këtë triumf, i pari i Podujevës ka thënë se pret që kupa e Kosovës të sillet në Podujevë dhe të sigurohet kualifikimi për në garat evropiane.

“Llapi ynë është në finalen e Kupës së Kosovës Pas një ndeshje fantastike K.F Llapi ka siguruar finalen në Kupën e Kosovës. Jam impresionuar nga loja e treguar nga djelmoshat tanë, për këtë fitore të madhe uroj lojtarët, trajnerin, stafin teknik dhe të gjithë tifozët llapjanë! Ju uroj shumë suksese në finale kundër skuadrës së Dukagjinit dhe pres që pas finales kupa të vjen në Podujevë dhe të sigurohet kualifikimi për në garat evropiane. Llapi Kampion!”, ka shkruar Bulliqi.

Ekipi nga “Zahir Pajaziti” ka arritur të sigurojë biletën për finalen e madhe të Kupës së Kosovës, duke eliminuar Prishtinën në gjysmëfinale, me rezultat të përgjithshëm 5-4 në të dyja ndeshjet. Llapi në finale do të ballafaqohet me ekipin nga Klina, Dukagjinin./Llapi.info

May be an image of one or more people, people standing and outdoors
May be an image of 6 people, people standing and outdoors